Zyra presidenciale e Ukrainës ka kritikuar FIFA-n pasi refuzoi shfaqjen e një video-mesazhi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në stadiumin Lusail të Katarit parafinales së Kupës së Botës, e cila zhvillohet sot mes Argjentinës dhe Francës, duke filluar nga ora 16:00.
Videoja e cila është regjistruar në anglisht, ka për qëllim të jetë një “apel për paqe”, tha zyra presidenciale e Ukrainës në një deklaratë me shkrim për CNN të shtunën, transmeton Paparaci.
“Katari mbështeti iniciativën e Presidentit, por FIFA e bllokoi iniciativën dhe nuk do të lejojë që mesazhi i presidentit të shfaqet para ndeshjes finale”, thuhet në deklaratën e presidencës ukrainase.
Zyra presidenciale e Ukrainës u shpreh se do ta shpërndajë videon në mënyrë të pavarur nëse FIFA nuk e transmeton atë dhe tha se vendimi i tyre për ta bllokuar do të tregonte se “FIFA ka humbur kuptimin e saj për futbollin, si një lojë që bashkon popujt.”
Megjithatë, Katari nuk e ka komentuar publikisht kërkesën nga Ukraina.
