Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës. Franca dhe Argjentina, do të ballafaqohen mes vete duke filluar nga 16:00 në stadiumin Lusail të Katarit.
E për këtë ngjarje, reperi i njohur, Drake ka vendosur të vë bast për kombëtaren argjentinase në këtë duel.
Ai ka vendosur 1 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Francës.

