Të fundit

Tallja e lojtarëve argjentinas me Mbappen ndez rrjetin

Një moment i festës së lojtarëve të Argjentinës pas fitores së Kupës së Botës ka bërë që të shpërthejnë jo pak polemika.

Futbollistët kanë kënduar gjatë në dhomat e zhveshjeve kore të ndryshme tifozësh, por një prej tyre që kishte si objektiv Mbappe ka spikatur mbi të tjerë.

Teksa këndonin në dhomat e zhveshjeve, lojtarët ndalen dhe thonë “Një minutë heshtje” duke kaluar të gjithë në qetësi.

Pastaj dëgjohet portieri Emiliano Martinez që thotë “Për Mbape i cili ka vdekur”, me festën që shpërthen përsëri mes futbollistëve dhe të qeshurave të të pranishmëve.

Një mënyrë jo e mirë për të mbyllur një ditë festive, sidomos përballë një lojtari cili i ndëshkoi 3 herë dhe për pak sa nuk u hoqi titullin nga duart.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci