Kroatët vazhduan të bëjnë shaka për Serbinë pasi ekipi i saj kombëtar i futbollit u kthye në shtëpi pas fazës së grupeve.
Përkatësisht, një aeroplan me futbollistë kroatë është regjistruar në platformën Flight Radar në momentin kur ka qenë duke fluturuar mbi Beograd.
“Serbët nuk janë kurrë më afër medaljes”, kanë shkruar ata në foton e cila u bë hit në Facebook.
Kujtojmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ditë më parë tha se do të mbështesë Marokun në ndeshjen për vendin e tretë.
“Këta janë vëllezërit tanë të vërtetë që kurrë nuk do ta njohin Kosovën e pavarur”, tha ai.
Ai shtoi se nuk e kishte përkrahur Kroacinë as në gjysmëfinale.
