Të fundit

Skandali i FIFA-s, tentohet të fshihet sherri i Hakimit me Infantinon

Kroacia mundi Marokun 2-1 në play-offin e Kupës së Botës për vendin e tretë të shtunën. Ata apeluan për një penallti kur Hakimi u rrëzua nga sulmuesi kroat, por arbitri nuk ua akordoi.

Pas ndeshjes, Hakimi iu afrua presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për t’i shprehur zhgënjimet e tij. Nuk dihet se çfarë është thënë saktësisht, por Hakimi mësohet se ka ngritur shqetësime për standardin e arbitrimit në Botëror.

Media të shumta kanë raportuar se FIFA po punon për të mos lejuar që pamjet të bëhen publike.

“Ata donin që ne t’i fshinim imazhet. Është e qartë se këto janë skena të turpshme për ta, dhe është pak naive prej tyre të mendojnë se një duzinë gazetarë nuk duhet të raportojnë për këtë kur ne jemi dëshmitarë se po ndodh”, deklaroi gazetari i SVT Sports Johan Kucukaslan

“Ai qëndroi përballë Infantinos, më pak se pesë centimetra. Me një zë të ngritur, ai i tha Infantinos për arbitrin. Ishte e dhimbshme”, u shpreh prezantuesi televiziv Tom Egbers.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci