Antonella Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, hyri në fushë dhe festoi me kapitenin argjentinas pas fitores në Kupën e Botës të dielën.
Megjithatë, vëmendje të veçantë tërhoqi nëna e Leos, Celia, e cila vrapoi në fushë dhe “kapi” djalin e saj teksa ai përqafohej me trajnerin, anëtarët e ekipit dhe lojtarët e tjerë.
Celia e përqafoi fort Messin dhe parakaloi gruan e tij, Antonelën, dhe u bë familjarja e parë e yllit argjentinas që ia uroi atij fitoren. Ajo qau gjatë festës dhe përqafimit me djalin e saj.
Kjo skenë u pa nga disa gazetarë dhe komentues publikë nga prizmi i një konflikti që Antonela dhe Celia kanë të hapur me njëra-tjetrën. Ato raportohet se nuk kanë marrëdhënie të mira.
Ndonëse njihen si çift me harmoni të lartë, mediat pohojnë se familja e Messit nuk i ka marrëdhëniet më të mira me Antonelën.
Celia dyshohet se kurrë nuk e ka pranuar dhe dashuruar Roccuzzo-n dhe, sipas mediave argjentinase, ato janë përplasur në ditën e dasmës së Leos dhe Antonelës. Në ditën e dasmës, Celia kishte shkuar me një fustan të bardhë, duke u përpjekur ta linte nën hije nusen.
Zërat për sherr në familjen e Messit të ndodhur pak orë para dasmës ishin konfirmuar edhe nga tezës e Messit. Pasi gazetarët i kishin kërkuar të komentonte për martesën e nipit të saj, ajo kishte thënë me hidhërim se nuk ishte e ftuar në dasmë.
Mediat raportonin se kjo ka ndodhur për shkak se nusja ia ka ndaluar tezës së futbollistit që të marrë pjesë në dasmë dhe pas kësaj ka pasur raportime se dy palët e familjes nuk kanë folur fare. Disa kujtojnë edhe një intervistë të vitit 2010 në të cilën Celia deklaronte për Antonelën me fjalët “Kush është ajo?” ’, dhe kështu zbulone se nuk ka një mendim të mirë për bashkëshorten e djalit të saj.
Meqë ra fjala, një nga futbollistët më të mirë në botë, argjentinasi Lionel Messi, përveç një karriere të suksesshme si futbollist, ka edhe një jetë të suksesshme në dashuri dhe historia e tij e dashurisë me modelen Antonella Roccuzzo është ndër më të bukurat.
Messi ishte takuar me Antonelën kur ishte vetëm pesë vjeç, përmes vëllait të saj, dhe thuhet se në moshën dhjetë vjeçare i kishte dërguar asaj letra dashurie.
