Të fundit

“Fundi i debatit”: dy legjenda e shpallin Messin si më të mirin e historisë

Lionel Messi fitoi edhe titullin që i mungonte karrierës së tij, atë më të çmuarin në karrierë, Kupën e Botës.

Në Katar, Messi u kurorëzua edhe si lojtari më i mirë i turneut, ndërsa pas këtij suksesi janë të shumtë ata që mendojnë se tashmë është e kotë të debatosh se cili është më i miri i historisë.

Jamie Carragher, ish-lojtari i Anglisë publikoi një listë me renditjen e më të mirëve të historisë së tij teksa aty numri një ishte rezervuar pikërisht për Leo Messin.

Sipas Carragher, Maradona është i dyti në renditjen e tij ndërsa jashtë podium Cristiano Ronaldo që sipas ish-mbrojtësit mbetet në vend të katërt pas legjendës braziliane Pele.

Në të njëjtën linjë ishte edhe një tjetër ish-futbollist dhe legjendë e futbollit botëror, Bastian Schweinsteiger i cili në një reagim në Twitter thekson se falë triumfit në Katar, Messi kurorëzoi karrierën e tij të shkëlqyer.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci