Të fundit

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore

Vajza e Peles, Kely Nascimento, publikoi një foto tronditëse nga spitali ku babai i saj dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave po lufton për jetën.

Pele prej kohësh po luftonte me tumorin e zorrës së trashë dhe u shtrua në spital më 29 nëntor.

Së fundmi u raportua se Pele po ndihet më mirë, por informacionet e fundit që vijnë nga Brazili thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Spitali njoftoi se sëmundja e 82-vjeçarit po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet e veshkave dhe zemrës.

Vajza e Pele, Kely postoi një foto prekëse në Instagram ku tregon legjendën e shtrirë në një vizitë në spital.

“Gjithmonë bashkë, duke luftuar dhe duke shpresuar. Ka kaluar një natë tjetër”, ka shkruar Kely në rrjetet sociale teksa përqafon babanë e saj.

Pele ishte lider i një prej skuadrave më të mira braziliane në histori, me të cilin fitoi Kupën e Botës tri herë – në 1958, 1962 dhe 1970.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci