Ish-basketbollistja e njohur shqiptare, Hyrmete Gjeta, ka humbur betejën e saj me jetën në moshën 69-vjeçare.
Hyrmete Gjeta fitoi 5 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë në basketboll. Ajo vijoi kontributin e saj në Federatën Shqiptare të Pingpongut si Sekretare e Përgjithshme dhe më pas në të njëjtin rol në Federatën Shqiptare të Notit.

