Të fundit

Licencohen Federata e Basketbollit, e Volejbollit dhe e Atletikës, FFK-ja ende në pritje

Federata e Basketbollit, e Volejbollit dhe ajo e Atletikës janë licencuar sot në kuadër të udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Ndryshe nga këto federata dhe federatat tjera të licencuara, federata më e madhe në vend, Federata e Futbollit e Kosovës nuk është licencuar akoma.

Komisioni për licencim ka gjetur rreth 20 kritere apo shkelje që nuk plotësohen nga FFK-ja dhe deri në përmirësimin e tyre ajo nuk mund të licencohet.

Sipas një vendimi të ri të marrë nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave në MKRS, klubet e federatave që nuk janë licencuar nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.

Nuk dihet akoma se kur do të dorëzojë FFK-ja aplikimin e radhës për licencim dhe deri atëherë klubet nuk do të mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.

FFK-së i është kthyer pas dokumentacion dy herë për shkak të mos përmbushjeve të kritereve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci