Të fundit

Kaos në Federatën serbe të futbollit, akuza se selektori i mori 1.5 milionë euro

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e kanë dërguar herët në shtëpi Serbinë nga Botërori në Katar. Por telashet në përfaqësuesen serbe e po ashtu në Federatën e Futbollit të Serbisë kanë mbetur pa u zgjedhur.

Para Botërorit ka pasur skandal për zgjedhjen e kryetarit të federatës serbe, ndërsa kontradikta kishte edhe për delegacionin që shkoi në Katar.

Ndërkohë në një mbledhje të mbajtur të martën, Novica Tonqev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të federatës serbe, ka bërë akuza të shumta për selektorin Dragan Stojkoviq dhe udhëheqësin e federatës, Nenad Bjekoviq.

Për Stojkoviqin, Tonqev, që sipas mediave serbe u paraqit pa ftesë në mbledhje, ka thënë se ka marrë bonus prej 1.5 milionë euro. Ai ka thënë se tre drejtues të federatës serbe, duke përfshirë Bjekoviqin, i kanë marrë nga 350 mijë euro. Sipas Tonqevit, drejtuesit morën më shumë se lojtarët nga fondi i Botërorit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci