Të fundit

Spektakël që nuk është parë asnjëherë, Donçiq arrin shifra historike

Luka Donçiq ka shkruar historinë mbrëmë në fitoren e Dallas Mavericks duke u bërë basketbollisti i parë në histori të NBA që arrin 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime.

Donçiq udhëhoqi ekipin e Dallas drejt fitores përkundër se shumë pak besuan se ajo fitore do ti takonte vendasve. Kur kishin mbetur edhe 30 sekonda drejt përfundimit të ndeshjes, Dallas ishte duke humbur me nëntë pikë por ishte Donçiq ai që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Dallas Mavericks triumfuan në fund me rezultat final 126:121.

Reprezentuesi slloven u bë basketbollisti i pari në histori që realizon “triple-double” me shifra të tilla.

Donçiqi ishte pak më shumë se 47 minuta në parket. Ai realizoi 16 nga 22 gjuajtjet e lira.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci