Të fundit

Napoli dëshiron rinovimin e kontratës me Rrahmanin

Skuadra e Napolit ka filluar të mendojë për vazhdimin e gjysmës tjetër të mbetur të sezonit dhe edicionit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për rinovimin e kontratave me pesë futbollistë, përfshi këtu edhe Amir Rrahmanin.

Napoli ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Serie A në mënyrë fantastike, duke siguruar vendin e parë në tabelë nga fillimi i edicionit.

Drejtuesit e klubit janë duke u munduar të mbajnë futbollistët e njëjtë në klub, duke filluar rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë.

Fillimisht vëmendja kryesore e klubit është te rinovimi i kontratë me kapitenin, Giovanni Di Lorenzo dhe bashkëlojtarin e tij Amir Rrahmani.

Rrahmani ka kontratë me napolitanët edhe për një vit e gjysmë, por drejtuesit e klubit italian duan ta mbajnë atë më gjatë.

Reprezentuesi kosovar ka zhvilluar një edicion të shkëlqyer ani pse ishte lënduar në fillim të tetorit. Ai është rikthyer tashmë dhe pritet të jetë i gatshëm për përballjen me Interin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci