Të fundit

Theret për vdekje një futbollist në Angli

Cody Fisher, një futbollist dhe trajner në shkollat e futbollit, është therur me thikë për vdekje në diskotekën “The Crane” në mbrëmjen e 26 dhjetorit.

Përkundër tentimeve për të shpëtuar, vdekja e tij u deklarua i vdekur 30 minuta më vonë, respektivisht më 27 dhjetor, njofton policia e West Midlands në Angli, shkruan “BBC”, transmeton Paparaci.

Familja e tij shkroi: “Ata i thyen zemrat tona, e humbëm njeriun dhe mikun më të mirë”.

Incidenti ndodhi gjatë “Boxing Day” në klub nate, në Addrley Street, Digbeth, ku bëri muzikë tekno DJ Marco Carola.

Fisher kishte luajtur si mbrojtës i majtë në një ekip amator përreth Birminghamit.

Fotoja e tij, e publikuar nga policia West Midlands, e shfaq atë me fanellën e ekipit Bromsgrove, ndërsa kishte luajtur edhe për ekipet Stratford Town dhe Stourbridge.

Ai ishte në akademinë e Birmingham City FC, ndërsa kishte ushtruar edhe në Walsall, sipas mediave sociale dhe mediave lokale.

Policia thotë se një grup të rinjsh iu afruan viktimsës dhe e qëlluan atë me thikë disa herë.

Policia është vënë në ndjekje të vrasësve të futbollistit të ndjerë tashmë, Cody Fisher.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci