Të fundit

Xhaka flet me admirim për Wenger: E shijova faktin që e takova këtë legjendë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur me admirim për ish-trajnerin e tij, Arsene Wenger.

Xhaka është takuar me Wenger pas fitores ndaj West Hamit të hënën dhe ka vendosur të ndaj disa foto nga takimi i tij, ku e ka quajtur trajnerin francez një legjendë.

“Një preson i jashtëzakonshëm, një menaxher brilant dhe një arsye e madhe se përse nënshkrova me këtë klub special. Absolutisht e desha dhe e shijova faktin se e takova këtë legjendë”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social, “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Wenger konsiderohet si trajneri më i madh në histori të “Topçinjve”, ndërsa Xhaka është duke e kaluar formën jetësore në “Emirates Stadium” nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.

Ishte pikërisht Wenger ai që kërkoi transferimin e Xhakës te skuadra e Arsenalit.

Së fundmi është duke u ngritur një peticion për të ndërtuar një bust për Wenger në hyrje të “Emirates Stadium”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci