Klubi Futbollistik Trepça’89 do të emërojë Fushën Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89 – Erion Kajtazi.
Kajtazi kishte vdekur pas një sulmi në zemër në ndeshjen ndaj Lirisë së Prizrenit. Ai ishte vetëm 17-vjeçar.
Klubi ka ftuar të gjithë qytetit të jenë prezent nesër në ceremoninë e përurimit të fushës së re.
