Të fundit

Debati “Ronaldo vs Messi” do të përfundojë me 19 janar

Sipas raportimeve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo pritet të përballen në një miqësore me të gjithë yjet e futbollit në fillim të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht transferimit rekord të Ronaldos, që e bënë atë lojtarin më të paguar në histori me 200 milionë euro në vit te skuadra saudite Al-Nassr, dy superyjet e futbollit potencialisht mund të takohen në fushë pas vitit tëri, raporton KosovaPress.

Me betejat e tyre në “El Clasico”, të cilat për një kohë të gjatë janë në të kaluarën, do të jetë e çuditshme të shohësh këta dy futbollistë të ballafaqohen me njëri-tjetrin në një mjedis disi të pazakontë.

Siç bëhet e ditur, PSG e Messit do të luajë një ndeshje miqësore me një formacion të kombinuar të yjeve nga skuadrat saudite, Al Nassr dhe Al Hilal.

Përgjatë finaleve të kupave, ndeshjeve të La Ligas, Ligës së Kampionëve dhe takimeve me kombëtaret, dyshja janë takuar gjithsej 36 herë, me Messin që ka shënuar 22 gola dhe Ronaldon me 21 sosh.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci