Të fundit

Rrusta denoncon Kurtin për patriarkalizëm

Aktivistja social-demokrate, Teutë Rrusta, e ka bërë një postim në Facebook ku e ka denoncuar kryeministrin Kurti për qasje patriarkale.

“Minuti i parë i këtij viti i takon mesazhit qendror: shtoje kombin. Një shqiptar më shumë, apo jo kryeministër?” – janë fjalët e para të znj. Rrusta.

Kryeministri i Kosovës me anë të një statusi në Facebook me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK nga ish burri i saj kishte thënë edhe këto fjalë: “…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë,” Pikërisht kësaj deklarate besohet se po i referohet aktivistja e zëshme Rrusta.

Ajo më tej ka shtuar se nuk e kupton se kah vjen një praktikë e tillë, që “glorifikon lindjen dhe pjellorinë.”

“Dy politikanë mbi kokën e një nëne që sapo ka lindur. Çfarë presioni për një mesazh, problematik gjithsesi.” – shkruan ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci