Presidenti i federatës së arteve të përziera marciale, UFC, Dana White u përlesh me gruan e tij në një ndejë për Vitin e Ri në Meksikë, duke shkaktuar një skandal.
Dëshmitarët okularë konfirmuan se çifti kishte një përleshje dhe se ata ishin në gjendje të dehur, Anne qau për një kohë, pas së cilës White i kapi duart dhe më pas ajo filloi ta godiste me shuplakë. Pas kësaj Dana u çmend plotësisht dhe e goditi disa herë pas shpine, por gruaja e tij ia ktheu me shpullë.
Unë dhe gruaja ime ishim jashtë natën e Vitit të Ri dhe, për fat të keq, kjo ndodhi. Unë jam një nga burrat dhe më keni dëgjuar të them shumë herë, që dënon dhunën ndaj grave dhe tani, këtu po flas për këtë. Jemi të martuar për gati 30 vjet, njihemi që në moshën 12-vjeçare dhe është e qartë që kemi kaluar shumë të këqija bashkë – tha White
SHOCKING FOOTAGE!!! UFC President and Power Slap Fighting League owner Dana White slapping his wife up in a night club. pic.twitter.com/PBXagE3Fi4
— The World Famous MVO (Matt) (@izdatyofaceee) January 3, 2023
“Kemi tre fëmijë dhe kjo është një nga situatat që janë të tmerrshme. Më vjen turp dhe tani jemi më shumë të shqetësuar për fëmijët sesa për veten tonë. Jemi të fokusuar tërësisht te familja. Njerëzit do të mendojnë të gjitha llojet e gjërave për këtë dhe shumë do të kenë të drejtë. Sidomos në rastin tim. Asnjëherë nuk duhet të shtrini dorën mbi një grua. Unë dhe gruaja ime e duam njëri-tjetrin, kemi kohë që jemi bashkë. Kjo është vetëm një nga situatat fatkeqe”, përfundoi i pari i UFC.
