Të fundit

Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”

Majlinda Kelmendi, e cila na ka bërë krenarë në të gjithë botën prej sukseseve të saj në xhudo, është shpallur sot “Qytetare me merita të veçanta”.

Statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset e mëdha do t’i njihen xhudistes nga Peja nga dita e sotme dhe në vazhdim.

Ky propozim është bërë nga Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai shtoi se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj.

“Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si Ministri propozojmë që Kelmendi të marrë statusin me merita veçanta, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”, u shpreh Çeku në mbledhjen e Qeverisë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci