Të fundit

Një fitues i Topit të Artë pritet t’i bashkohet Ronaldos te Al Nassr

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është një objektiv i Al Nassrit të Cristiano Ronaldos.

Kroati dëshiron të vazhdojë të luajë për Los Blancos edhe për të paktën një sezon, raporton Marca.

Ai ka refuzuar propozimet shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, derisa pak rëndësi ka që ai është 37 vjeç.

Modric dëshiron të qëndrojë në Real Madrid dhe klubi është i kënaqur me vendimin e tij. Për momentin ai nuk ka ofertë për rinovim, por marrëveshja nuk do të jetë problem.

Realiteti është se dy skuadra i janë afruar dhe përgjigja e tij ka qenë e qartë: “Të flasim në 2024”, duke e bërë të qartë se cili është objektivi dhe aspirata e tij.

Al Nassr i Ronaldos është shumë serioz për të qenë Real Madridi i botës arabe. Tani CR7 është bashkuar, në verën e vitit 2023 ata duan mbrojtësin e PSG-së Sergio Ramos dhe në 2024, Modricin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci