Të fundit

Autopsia zbulon cili ishte shkaktari i vdekjes së boksierit shqiptar

Rezultatet e autopsisë së boksierit shqiptar, Lirdion B, të publikuara së fundmi tregojnë se 23-vjeçari mund ta kishte therur vetën me thikë nën ndikim të alkoolit apo drogës.

“Sipas rezultateve të autopsisë, Liridon B., i cili ka qenë i dënuar për vepra të lidhura me drogën, mund t’i kishte shkaktuar plagët me thikë në gjendje të dehur” – raporton BILD.

Boksieri shqiptar, Liridon B. u gjet i vdekur ditë më parë në një stacion treni në Gjermani.

Siç raporton BILD, disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë.

23-vjeçari ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci