Të fundit

PSG-ja ka vendosur ta shesë Neymarin

Skuadra e Paris Saint-Germain e ka vendosur sulmuesin brazilian, Neymar, në listën e transferimeve për merkaton e janarit.

Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle, “Fichajes”, parisienët kërkojnë vetëm 50 milionë euro për të marrë shërbimet e Neymar.

Drejtuesit e klubit parisien janë të pakënaqur me raportin mes parave të investuara te Neymar dhe suksesit të klubit dhe duan ta heqin qafe sa më shpejt, raporton Fichajes.

Braziliani 30-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me opsionin që të vendosë të qëndrojë edhe për një sezon me një pagë astronomike.

Duke qenë se së fundmi edhe Mbappe ka marrë një kontratë të re me kushte të pabesueshme financiare dhe që parisienët duan të mbajnë edhe Messin, edhe pronarët e pasur e kanë të qartë se shpenzimi i parave për Neymarin është i tepërt.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci