Të fundit

​Real Madridi në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës pasi e ka mposhtur Velencian pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave të rregullta rezultati ishte i barabartë 1-1. Reali kaloi në epërsi në minutën e 39’ kur Karim Benzema realizoi nga penalltia, por me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46’, Lino barazoi rezultatin, transmeton KosovaPress.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshje dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Pas gjysmë ore lojë, asnjë gol nuk u realizuar dhe ishin penalltitë ato që e vendosën finalistin.

Nga 11 metërshat më të saktë ishin “Los Blancos” që fituan me rezultat 4-2.

Në finale Reali do të ballafaqohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Barcelonës dhe Real Betisit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci