Sulmuesi ukrainas, Mykhaylo Mudryk ka theksuar edhe njëherë dëshirën e tij për t’iu bashkuar Arsenalit, duke shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e tij në Londër.
Ukrainasi, i cili përmes rrjeteve sociale besohet se po tregon dëshirën e tij për t’iu bashkuar londinezëve.
Vetëm pak kohë pasi u raportua se Arsenali e ka dërguar ofertën e re te Shakhtar Donetsku për transferimin e tij, Mudryk bëri një tjetër postim në llogarinë e tij në “Instagram”.
Mykhaylo Mudryk’s Instagram story… after the exclusive news of official bid made by Arsenal tonight. ⚪️🔴🇺🇦 #AFC pic.twitter.com/8aZfxxsZIz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2023
Ai publikoi një “emoji” lutjeje, që nga të gjithë është kuptuar si lutje që klubi i tij të pranojë ofertën lidhur me të.
Oferta e re e Arsenalit për 21-vjeçarin thuhet se është afro 70 milionë euro, plus bonuset.
