Të fundit

Turqia ofron shpërblim 500 mijë dollarësh për informacione rreth Kanter

Turqia ka vendosur një shpërbilm prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e basketbollistit Enes Kanter pasi shteti turk e konsideron atë një terrorist.

Basketbollisti 30-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti për Boston Celtics në NBA, theksoi se nuk është i vetmi që kërkohet nga Turqia.

“Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe mësues të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke”, kishte thënë shtatëlarti turk.

Kanter ka kritikuar vazhdimisht presidentin turk Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator” ose “Hitleri i shekullit tonë”.

Ai ka komentuar njoftimin e tij në llogarinë personale në Instagram, duke shkruar në postim: “Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet. Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura?”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enes FREEDOM (@enesfreedom)

Megjithatë, nuk u ndal me kaq. Në një postim të ri, Kanter shkroi: “Eja më merr Erdogan. Dëshironi të humbni gjysmë milioni me mua? Hajdeni!”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci