Të fundit

Brightoni e turpëron Liverpoolin, Evertonin e mposht Southamptoni

Kanë përfunduar edhe katër ndeshje të tjera që ishin duke u zhvilluar në kuadër të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Amex”, skuadra e Brightonit e ka turpëruar Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat 3:0, raporton KosovaPress.

Dy gola nga Solomon March (minuta e 47’ dhe minuta e 53’) dhe goli i Danny Welbeck në minutën e 82’ i siguruan fitoren Brightonit kundër Liverpoolit.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Southamptonit, e cila e thelloi më shumë në krizë Evertonin e Frank Lampard duke e mposhtur 2:1.

Ndërkaq, skuadra e Nottingham Forest e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Leicester Cityn.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligën angleze.

Manchester United 2:1 Manchester City

Brighton 3:0 Liverpool

Everton 1:2 Southampton

Nottingham 2:0 Leicester City

Wolverhampton 1:0 West Ham United

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci