Të fundit

10 gjëra tjera që mund të bëni me një pudër bebesh

Ju nuk e dini sesa gjëra mund të bërë një pudër e vetme bebesh. Përveçse të qetësojë dhe zbusë lëkurën e bebit tuaj.

  1. Bizhuteri të bëra nyje

Mos humbni më kohë duke u munduar të zgjidhni ato nyjet e bezdisshme. Spërkatini me pak pudër dhe ndajini me ndihmën e një gjilpëre.

  1. Mobilje që zënë myk

Mbajini sirtarët ose dollapët të pastër dhe të freskët duke i spërkatur me pak pudër bebesh. Kjo shërben sidomos për mobiljet antike që kanë erëra karakteristike.

  1. Flokë të yndyrshëm

Pjesa më e madhe e shampove të thata kanë në përbërjen e tyre niseshte, prandaj edhe pudra jep të njëjtin efekt. Hidhni pak pudër në pëllëmbën e dorës dhe masazhojeni në flokë për të thithur yndyrën e tepërt.

  1. Për një krevat të freskët

Të shtrihesh në një krevat të nxehtë gjatë verës vetëm gjumë relaksues nuk nënkupton. Spërkatni pak pudër në çarcafët tuaj që të thithë djersën dhe t’ju mbajë të freskët.

  1. Një familje milingonash

Mbaji milingonat jashtë kuzhinës duke hedhur pudër në vendet ku ato dalin. Milingonat e urrejnë erën e pudrës.

  1. Njollat e vajit

Hidhni pudër mbi njollat e vajit përpara se t’i fusni rrobat e njollosura në lavatriçe.

  1. Parkete të zhurmshme

Hidhni pudër bebesh mbi parketet që bëjnë zhurmë kur ecni, dhe shtyjeni atë në hapësirat e vogla boshe për të ndaluar zhurmën.

  1. 9. Për qerpikë voluminozë

Blogeret e bukurisë betohen mbi këtë truk. Gjatë aplikimit të maskarës, spërkatini me kujdes qerpikët me pak pudër, dhe vazhdoni aplikimin si normalisht. Do të shihni çfarë volumi do të kenë qerpikët në fund.

  1. Këmbë të djersitura

Spërkatni pudër brenda këpucëve për t’i mbajtur këmbët e thata dhe aromat e këqija larg.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci