Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës për të 13-të radhë mbrëmë pasi mposhti në finale Realin dhe bashkë me trofeun fitoi edhe një shumë të konsiderueshme parash, por nga gjithë ky organizim më fitimtari doli të jetë Gerard Pique.
Organzimi i Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite i solli miliona euro ekipeve dhe federatës spanjolle, por pa fituar nuk doli as ish-mbrojtësi katalunas, Pique.
Kompania e Piques, “Kosomos” ka bërë të mundur që Superkupa e Spanjës të organizohet në Arabinë Saudite, duke fituar kështu 4 milionë euro.
Sipas “Sport”, Real Madrid dhe Barcelona do të marrin të dy 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre, Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betis mori vetëm 750 mijë euro.
Nga 40 milionë euro sa kushtoi organizimi, 4 milionë euro i paguhen si komision kompanisë Kosmos të Gerard Pique për vendosjen e marrëveshjes. 20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.
Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën.
U vu në dukje se si RFEF ashtu edhe Pique do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës dhe Real Madridit në finale dhe fitimi i saj.
