Të fundit

Sot, e premtja e zezë – “festa” kur zbrazen rafetet e shitoreve pavarësisht kualitetit

Parimi i kësaj dite që njihet si e premte e zezë është ‘të bësh pazar, derisa të mos kesh më fuqi!’ Është dita kur turmat e blerësve ‘çmenden’ dhe pushtojnë qendrat tregtare për orë të tëra derisa të arrijnë të marrin atë që duan.

Dita e pazareve, më e famshmja në botë, vjen pas Ditës së Falënderimeve dhe përfaqëson hapjen zyrtare të sezonit të blerjeve për Krishtlindje.
E premtja e zezë do të thotë ulje drastike e çmimit të produkteve; radhë të stërgjata njerëzish, që presin për orë të tëra para dyerve të dyqaneve; dhe konsum deri në ekstrem…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia qëndrojnë në krye të top listës, ku shpenzimet kapin shifra marramendëse, që arrijnë në miliona dollarë dhe paund. Kjo ditë konsiderohet si një strategji e menduar mirë nga kompanitë tregtare për të rritur shitjet në periudhën e fundvitit.

Dekada më parë, e “premtja e zezë” niste rreth orës 6 të mëngjesit, por në vitet 2000, kur vërshimi i turmës së blerësve nisi të bëhej gjithmonë e më i pakontrollueshëm, qendrat tregtare dhe dyqanet vendosën të hapnin dyert më herët.
Viti 2011 shënon kulmin e blerjeve gjatë kësaj dite dhe, që nga ajo kohë, dyqanet hapen që në mesnatë për konsumatorët.

Por, si u vendos ky emër ditës së pazareve më të famshme në botë?

Origjina vjen nga Filadelfia, ku etiketimi “e premte e zezë” përshkruante ngarkesën e madhe të trafikut pas Ditës së Falënderimeve. Më vonë, kjo nisi të marrë një tjetër kuptim, atë të shitësve përfitues, të cilët në mënyrë figurative simbolizonin të zezën.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci