Të fundit

Rrëfimi i 32-vjeçarit: Isha i martuar dhe punoja si zhigolo në Tiranë

Angel Spaho, 32 vjeç, ka treguar sot nga “Rudina” historinë e tij të veçantë. Prej shumë vitesh ka zgjedhur të bëjë një punë aspak të zakontë. i detyruar prej kushteve të vështira ekonomike, kur ishte vetëm 16 vjeç, i vetëm, në pozitat e emigrantit në Greqi, filloi të punonte si striptist në klubet greke, madje edhe duke ofruar shërbime ekstra për klientet kundrejt pagesës.

Në sajë të kësaj pune, Angel fitonte të ardhura të kënaqshme falë të cilave paguante strehën ku jetonte dhe shkollimin.

“Si fillim m’u desh ta bëja këtë punë, por m’u duk edhe sikur më plotësonte për arsye financiare dhe më pas fillova u mësova me këtë gjë edhe më sillte shumë të ardhura”.

Në vitin 2010, Angel u kthye në Shqipëri dhe prej atij momenti punon dhe jeton në vendin e tij. Punën që ka bërë për thuajse 15 vite, e pranon pa e gjykuar aspak veten.

“Nuk e gjykoj veten time aspak dhe arsyet përse e kam bërë i di vetëm unë. Është gjithçka që më përket vetëm mua dhe askujt tjetër”.

Sot, babai i një djali 11-vjeçar, pas mbylljes së klubeve prej pandemisë, nuk punon si stripist apo si zhigolo, por si barist dhe menaxher lokali, edhe pse ka studiuar për fizioterapi.

Angel tregon se ka punuar si zhigolo edhe në Shqipëri për më shumë se 3 vjet, në mënyrë të fshehtë. Madje ai ka qenë edhe i martuar në të njëjtën periudhë që ushtronte këtë profesion, por këtë sekret nuk ia kishte treguar bashkëshortes. Angeli thotë se gjithçka e bënte për para.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci