Të fundit

Çfarë tregon dora për organin mashkullor

Pjesët e trupit tonë janë të lidhur në mënyra që ju as mund t’i keni imagjinuar. E dini për shembull që gjatësia e gishtit tregues tregon diçka për madhësinë e penisit? Ndonëse këto lloj lidhjesh mund të tingëllojnë të çuditshme dhe çmendur, nuk humbisni asgjë nëse i mësoni. Mund t’ju duhen një ditë.

  1. Çfarë thotë për gjatësinë

Këtu hyn në punë rezonanca subglotale, një tingull i prodhuar në pjesën e poshtme të mushkërive që bëhet gjithnjë e më i ulët me rritjen e gjatësisë trupore. Kjo është arsyeja përse shpesh njerëzit e gjatë flasin me zë aq të ulët.

2. Çfarë thonë sytë për trurin

Enët e vogla të gjakut pas syve tregojnë për shëndetin e trurit tuaj. Sipas një studimi, njerëzit me damarë më të zgjeruar kanë rezultate më të këqija në testet  e inteligjencës.

3. Çfarë thotë lëkura për presionin e gjakut

Rrudhat nuk janë thjesht shenjë e plakjes, por mund të tregojnë nëse keni probleme me zemrën. Në një studim ku njerëzit janë ndarë në grupe në bazë të rrezikut për sëmundje kardiake, ka rezultuar se ata që kishin lëkurë rinore dhe me pak rrudha, kishin presion gjaku më të ulët dhe më pak rrezikshmëri për të pasur sëmundje të zemrës.

4. Çfarë thotë dora për penisin

Meshkujt me gishtin tregues më të shkurtër se gishti i unazës, kanë tendencën të kenë penis më të madh. Kjo sepse, testosteroni ndaj të cilit ekspozohen djemtë ndërsa janë ende fetuse, kontrollon gjatësinë e penisit dhe të gishtit tregues.

5. Çfarë thonë buzët për memorien tuaj

Thuhet se njerëzit që kanë tendencën të vuajnë nga buzët e çara gjatë dimrit nga i ftohti, janë më të riskuar nga Alzheimer-i dhe dementia, referuar një studimi të kryer në Columbia University.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci