Të fundit

Sallahu: Pasuria që nuk justifikohet, do të konfiskohet

Të gjithë zyrtarët publikë të cilët marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe të cilët nuk mund ta justifikojnë pasurinë, ajo do të konfiskohet nga Gjykatat e Kosovës.

Kështu ka thënë në emisionin “Info Plus” në RTK zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, transmeton Paparaci.

Në fakt, në korrik të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës e ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e deputetëve të pozitës, derisa nuk e ka marrë mbështetjen e opozitës.

Zëvendësministri Sallahu ka thënë se ky projektligj i shërben vetëm luftimit të korrupsionit të zyrtarëve publikë, asgjë më shumë.

“Prandaj, këtij projektligji duhet t’i hapim rrugë të futet në fuqi dhe të konfiskojë atë pasuri që nuk është në përputhje me të ardhurat e personave publikë”, ka thënë Sallahu.

Pra, sipas tij, nëse një pagë e caktuar nuk e mbulon një pasuri që është e paligjshme, ajo pasuri duhet të konfiskohet.

“Agjencia e cila është e përcaktuar me këtë projektligj vetëm e verifikon pronën dhe pasurinë e personave publikë, kurse Gjykata e sekuestron ose e konfiskon pasurinë e tillë,” ka shtuar Sallahu.

“Deri më tash edhe nga shoqëria civile edhe nga të tjerët është keqinterpretuar kinse agjencia konfiskon pasuri të personave publikë. Kjo nuk është e vërtetë”.

Ai ka thënë se konfiskimin e pasurisë si kompetencë ekskluzive dhe kushtetuese e ka vetëm sistemi i drejtësisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci