Të fundit

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se vodhi tavolina

Policia ka arrestuar në mbrëmjen e të mërkurës një person në Prizren, nën dyshimin për vjedhje të tavolinave.

Tavolinat ishin gjetur në veturën, të cilën i dyshuari e kishte nën shfrytëzim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Rr. Tranzit i Ri, Prizren 25.01.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke vjedhur tavolina. Tavolinat janë gjetur në veturën të cilën i dyshuari e kishte në shfrytëzim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci