Të fundit

Drejtori i ri i RTK-së paralajmëron padi ndaj mediave

Drejtori i ri i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka paralajmëruar padi ndaj mediave që raportuan për emërimin e tij në krye të Transmetuesit Publik.

Disa orë pas zgjedhjes Drejtor i Përgjithshëm i Transmetuesit Publik, Gërvalla ka thënë se do të ndërmarrë rrugë ligjore për çdo raportim të pasaktë në emrin e tij.

Rilind Gervalla ka qenë donator i Lëvizjes Vetëvendosje sipas raportit vjetor financiar të vitit 2020, ndërsa i njëjti është parë edhe në fotografi me anëtarë të kësaj partie dhe në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm në vitin 2020.

Reagimi i plotë i Rilind Gërvallës:

Të nderuar dashamirës,

Pas një maratone prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës si gazetar, drejtues redaksie i lajmeve ndërkombetare dhe këmbimit të lajmeve në ndërlidhje të RTK-së me organizatat dhe televizionet publike evropiane, sot pas 5 herë radhazi konkurimi të njëpasnjëshëm, u zgjodha Drejtor i Televizionit të RTK-së.

Jam thellësiht falenderues ndaj të gjithë kolegëve të mi prej të cilëve kam mësuar shumë në këto 23 vite. Kam mësuar për gazetarinë e veçanërisht për njerëzinë. Falenderoj edhe të gjithë ata që më besuan e përkrahën gjatë këtij instsimi prej gjashtë muajsh.

Ndjehem i privilegjuar që do ta kem mundësinë ta përkthej përvojën time në shërbim të ecjes para të një skeme të re programore, që mundësisht do ta projektojë qytetarinë, memorien kolektive, informimin, kulturën qytetarit të Kosovës, në formë transparente dhe me bashkëpunim të plotë pa dallim përkatësie.

Televizioni është për ne historia dhe dokumentimi i mijëra ngjarjeve që na bashkojnë dhe vetë Radio Televizioni i Kosovës është medie që mbështetet nga taksat e qytetarit të Kosovës andaj ka qenë ëndrra ime profesionale që ai të jetë plotësisht i tyri dhe të hapet më shumë edhe ndaj një gjenerate të re që e dominon kulturën tonë.

Pas sulmeve publike të këtyre ditëve, të bazuar në propagandë dhe fabrikim, jam pak i indinjuar, por më shumë i brengosur se në ç’masë kanalet e komunikimit në ditët e sotme arrijnë ta bëjnë ndërmjetësin e interesave të caktuara pa bërë hulumtim të detajuar. Për hir të korrektësisë mediatike, do të më duhet të ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta në emrin tim.

Paçim një rrugë të bukur bashkë, me bashkëpunim, diskutime dhe kërkesa të hapura, transparente dhe profesionale.
Faleminderit!

P.S:
Do t’i fshi nga ky status te gjithe komentuesit që shpërndajnë urrejtje në një kohë kur kërkohet bashkim forcash, punë dhe përgjegjësi!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci