Të fundit

FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje

Ish-trajneri i njohur francez, Arsene Wenger ka pohuar se pozicionet jashtë loje mund të “automatizohen” për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Si pjesë e rolit të tij si shefi i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit, Wenger ka parë përmirësimin e lojës së bukur me një numër ndryshimesh.

Në mënyrë të diskutueshme, ish-trajneri i Arsenalit po mbron idenë për zhvillimin e Kupë së Botës çdo dy vjet.

Por, përveç kësaj, 71-vjeçari po përqendrohet shumë në vendimet e pozitës jashtë loje dhe beson se një përmirësim i madh po vjen përpara Kupës së Botës 2022.

“Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë në shpejtësinë e vendimmarrjes, veçanërisht në aspektin jashtë loje”, ka thënë fillimisht Wenger për The Mirror.

“Në Kupën e Botës më 2022, ne do të jemi shumë më mirë në gjendje të marrim vendime shumë të shpejta për pozitat jashtë loje. Dhe kjo do ta ndalojë lojën më pak sepse kjo është ajo me të cilën mund të fajësohet VAR-i”.

“Ka një ngritje të vërtetë emocionale, por pas kësaj ju duhet të dini nëse doni vendime të drejta apo jo. Ekziston një shans i mirë që pozita jashtë loje të automatizohet në Kupën e Botës 2022”.

“Unë jam i detyruar të ruaj sekretin, por ky do të jetë zhvillimi tjetër i madh në gjykim”, përfundoi francezi.

Procesi i automatizimit të pozitës jashtë loje do të ishte hapi tjetër i madh pas futjes së teknologjisë VAR.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci