Të fundit

LDK-ja i numëron një nga një premtimet e pa realizuara të Kurtit

Qeveria e Albin Kurtit, e cila erdhi në pushtet si qeveri e ndryshimit po del të ketë jo pak “premtime të thyera”, të paktën deri më tani.

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur monitorimin e premtimeve për realizimin e të cilave Qeveria Kurti mori votën e qytetarëve.

Duke filluar nga premtimi i madh për 4 mijë banesa për çiftet e reja e deri te ndërtimi i çerdheve, në disa prej tyre madje nuk është bërë asnjë hap tutje nga ana e QeverisëQeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, – nuk u ndërtua asnjë

Kryeministri Kurti premtoi se vetëm gjatë mandatit të parë do t’i ndërtojnë 4,000 banesa që do të ofrohen me çmime të përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ndonëse po bëhen gati dy vjet nga mandati i Kurti, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Për të moshuarit që presin ndihmën tonë do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të përkujdesjes për ta. Kurse nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” sidomos për çiftet e reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj, për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj,” pati thënë Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar 2021-2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson këtë premtim të Kurtit si një ndër mashtrimet e mëdha të Qeverisë së tij.

160 çerdhe të reja të premtuara, asnjë e ndërtuar, thotë LDK

Një nga premtimet e mëdha në sektorin e arsimit të kryeministrit Kurti, i përfhshirë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën ne fundit elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja.

Realiteti sipas LDK-së: Asnjë e ndërtuar.

Për LDK-në premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve të reja është premtim i thyer dhe zhgënjim për familjet kosovare.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci