Të fundit

​Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore.

“Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 11 mijë, pas tërmetit i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në Turqi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci