Sot mbaron një kapitull në historinë e aviacionit italian, ku kompania ”Alitalia” do të bëjë fluturimin e fundit të pasagjerëve.
”Alitalia” pritet të fluturojë sonte nga aeroporti i Kaljarit drejt Romës.
Me fluturimin e fundit, linja ajrore do të dalë nga shërbimi pas 74 vitesh në industrinë e aviacionit.
”Alitalia” lindi si kompani në 1947.
”Alitalia” kishte vite që ishte e varur nga ndihma shtetërore sepse linja ajrore nuk po gjeneronte të ardhura.
Transportuesi i ri thotë se po fillon operacionet me 52 aeroplanë.
Këtë vit, deri në 2.950 njerëz do të punojnë në operacionet e fluturimit.
Nga qendrat e saj në Romë dhe Milano, kompania e re ”Ita” dëshiron të riforcojë biznesin dhe t’u shërbejë sa më mirë pasagjerëve.
Fillimisht ”Ita” do të ofrojë 45 destinacione, përfshirë Frankfurtin, Parisin, Londrën, Nju Jorkun dhe Buenos Aires.