Të fundit

Turqia po shet dronë në Afrikë, alarmohet Egjipti

Turqia e ka zgjeruar eksportimin e dronëve të armatosur duke negociuar marrëveshje për shitje me Marokun dhe Etiopinë pas përdorimit të suksesshëm të këtyre mjeteve në konfliktet ndërkombëtare, sipas katër burimeve të afërta me këto marrëveshje.

Agjencia “Reuters” raporton se shitja e dronëve turq në Etiopi paraqet rrezik për përçarje në raportet tashmë të tensionuara mes Ankarasë e Kairos. Egjipti ka mosmarrëveshje me Etiopinë për shkak të një dige gjigante në Nilin e Kaltër.

Dy burime të sigurisë në Egjipt thanë se Kairo ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane që të ndihmojnë në ngrirjen e çfarëdo marrëveshjeje. Një burim i tretë egjiptian tha se marrëveshjet e mundshme duhet të ngrihen dhe të shpjegohen në bisedimet mes Kairos e Ankarasë në kohën kur po bëhet përpjekje për përmirësim raportesh mes tyre.

Turqia, Etiopia dhe Maroku nuk kanë njoftuar formalisht për ndonjë marrëveshje për shitblerje të dronëve të armatosur, por disa burime të afërta me këtë çështje i kanë ofruar hollësi agjencisë “Reuters”.

Një zyrtar turk tha se Etiopia dhe Maroku kanë kërkuar që të blejnë dronë të tipit “Bajraktar TB2” si pjesë e marrëveshjeve që mund të përfshijnë edhe garanci për pjesë rezervë dhe trajnime.

Një diplomat, që deshi të mbetej anonim, tha se Maroku tashmë e ka pranuar grupin e parë të dronëve të armatosur, që e ka porositur në maj. Etiopia po planifikon t’i sigurojë dronët, por statusi i kësaj porosie është më pak i qartë, tha diplomati. Burimet nuk treguan se sa dronë janë të përfshirë në marrëveshje dhe as nuk dhanë hollësi financiare.

Edhe Ukraina e Polonia kanë porositur dronë të armatosur nga Turqia, për të cilët ekspertët thonë se janë më të lirë se ata të prodhuesve rivalë në Shtetet e Bashkuara, Kinë e Izrael.

Të dhënat zyrtare shfaqin rritje të konsiderueshme të eksporteve turke në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit në Marok dhe Etiopi në dy muajt e fundit, por në dokumente nuk ofrohen hollësi për shitje dronësh.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci