Të fundit

Arsimi i mesëm për vajzat vazhdon vetëm në një qytet të Afganistanit

Teksa administrata e talebanëve i lejon vajzat të ndjekin procesin mësimor deri në klasën e 6-të në shumicën e provincave të Afganistanit, në qytetin Mazar-i-Sharif në veri të vendit vazhdon edhe arsimi i vajzave në shkollat ​​e mesme, raporton Anadolu.

Shefi i Arsimit të qytetit Mazar-i-Sharif nga administrata talebane, Muhammed Naim Belhi, për AA tha se të gjitha shkollat ​​në qytet rifilluan mësimin një ditë pasi talebanët morën nën kontroll qytetin.

Belhi deklaroi se nuk janë hasur probleme në fushën e arsimit në Mazar-i Sharif dhe theksoi se të gjithë nxënësit, meshkuj dhe femra, vazhdojnë shkollimin e tyre.

Ai tha se vajzat në provincat e tjera nuk e filluan arsimin e tyre në nivelin e shkollës së mesme për shkak të mungesës së ndërtesave në mënyrë që vajzat dhe djemtë të mund të ndjekin procesin mësimor në ndërtesa të ndara dhe se ky problem nuk ekzistonte më parë në Mazar-i Sharif.

Belhi deklaroi se 250.000 studentë arsimohen në shkollat ​​në të gjithë qytetin Mazar-i-Sharif dhe theksoi se afërsisht 80 për qind e tyre janë vajza.

Ai theksoi se me zgjidhjen e problemit të ndërtimit të shkollave, presin që arsimi të fillojë edhe në provinca të tjera dhe se Ministria e Arsimit po punon për këtë çështje.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Gevher Hatun në Mazar-i Sharif, Hatira Selimi tha se, “Arsimi vazhdon në shkollën tonë. Të gjithë nxënëset tona ndjekin mësimet. Meqenëse nxënësit meshkuj dhe femra arsimohen në ndërtesa të ndara, ne vazhdojmë pa ndërhyrje të talebanëve”.

Selimi theksoi se duan që shkollat ​​e mesme të vajzave të hapen edhe në provinca të tjera.

“Qeveria e përkohshme” e talebanëve në ditët e mëparshme kishte filluar arsimin në shkollat ​​fillore dhe të mesme vetëm për nxënësit meshkuj dhe njoftoi se vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e 6-të për një kohë.

Për shkak të mungesës së ndërtesave në shkolla në shumë krahina të vendit, nxënësit meshkuj dhe femra studiojnë në të njëjtën shkollë në orare të ndryshme.

Qeveria talebane, nga ana tjetër, dëshiron që ndërtesat ku djemtë dhe vajzat do të arsimohen të jenë të ndara.

Ministria e Arsimit e “qeverisë së përkohshme” talebane thotë se po punohet për të rihapur shkollat ​​e mesme të vajzave edhe në provincat e tjera.

Rreth 9 milionë nxënës po ndjekin procesin mësimor në më shumë se 16.000 shkolla në të gjithë Afganistanin. Afërsisht 40 për qind e nxënësve janë vajza.

Rreth 40 për qind e shkollave në fjalë ose nuk kanë bazë ose janë shkatërruar në 10 vitet e fundit nga konfliktet në vend.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci