Të fundit

Operohet me sukses në QKUK një 26-vjeçar me tumor

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës.

Sipas SHSKUK-së, pacienti ishte operurar me heret nga tumori në testise dhe pas rezistences në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.

Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci