Të fundit

​ZKA gjen dobësi në prokurim dhe kontrollin e KEK-ut, ja çfarë evidentoi auditimi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjatë vitit 2025 nuk ka operuar me transparencë të plotë, sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Sipas  të njëjtit raport, KEK nuk ka finalizuar përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, ku vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë asete të transferuara te Infrakos në vlerë mbi 7.8 milionë euro, si dhe disa parcela dhe prona të tjera me vlera të ndryshme.

Në regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7,867,541€, 11 parcela të identifikuara për fshirje në vlerë 866,223€, si dhe prona ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë në vlerë 5,000,000€”, thuhet në raportn e ZKA-s.Po ashtu, një gjetje tjetër e auditorit thotë se për ankandet për shitjen e energjisë elektrike u shfrytëzua një email adresë e pasigurt. Sistemi i përdorur nga KEK nuk ka siguri e mbrojtje kibernetike.

Kësisoj sipas dokumentit, pamundëson verifikimin se kur është hapur një email me ofertë, kush e hapi dhe koha zyrtare e ankandit. Problemi tjetër është dokumentimi i vendimeve për shitjen e tepricave të energjisë në bursë e ankand.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci