Të fundit

Rame Lahaj i dedikon fjalë prekëse nënës së ndjerë

Tenori i njohur me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj ka prekur fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale me një dedikim për nënën e tij të ndjerë.

Tenori i njohur ka publikuar oborrin e shtëpisë dhe një tavolinë dhe karrige nen hijen e pemës së qershisë teksa ka treguar se aty ka biseduar me nënën e tij.

Postimi i plotë i Ramë Lahajt, pa ndërhyrje:

M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty.

Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari. Tamam nuri yt nanë! Sot nuk mu ankove as qysh reuma s’të la kurrë me flejtë rehat, as qysh diabeti po ti merr sytë e kamt, përditë e ma shumë. Shpesh ma ke bo rrafsh, që mos me m’ngarku me hallet tua. Por sot, s’bone mirë që një llaf s ma the!

Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty. Tan ato ngjyra vjeshte qe m’priten në vendin tand për mue ishin bardh e zi sot. Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane.

S’jam aq i fortë sa ti ke menu! Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe. Ika nenë! Me vete mora veç fletët prej ari t’qershisë tonë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci