Të fundit

Vuçiq: Kjo që ndodhi në Mitrovicën e Veriut nuk është ide e Kurtit, këtë e ka menduar dikush tjetër

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar aksionin e djeshëm anti-kontrabandë në Mitrovicën e Veriut.

“Sa i përket Kurtit, ai e di se cilat ishin qëllimet e tij të vërteta. Asgjë nuk do të ndodhë në Këshillin e Sigurimit, ata kanë mbështetjen e pesëshes së madhe. Sidoqoftë. Ne mund të presim mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, por kjo nuk do të ndryshojë situatën në terren”, ka deklaruar Vuçiq.

“Nuk është kjo ide e Kurtit, këtë e ka menduar një mendje tjetër. Le të bëjnë ata punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, ka pretenduar ai, transmeton Paparaci.com.

“Njeriu e ka vështirë derisa të marrë një vendim, ju mendoheni me ditë, javë, me vite, dhe kur ta merrni vendimi, atëherë jeni plotësisht të lehtësuar”, përpiqet Vuçiq të kërcënojë.

Presidenti serb ka deklaruar se “ata dje arrestuan çokollata me pushkë me tyta të gjatë dhe automjete të blinduara, qëllimi i tyre ishte provokimi dhe sulmi ndaj serbëve”.

“E gjithë kjo u mbulua me disa arrestime në Kosovë, në mënyrë që ata të mund të thonë se ishte një luftë kundër krimit. Hajde, mos gënjeni”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se si do t’i ndihmojë serbët në Kosovë nëse ata sulmohen, ai ka pretenduar se “sipas Rezolutës 1244, trupat e blinduara të FSK-së nuk mund të hyjnë pa pëlqimin e NATO -s dhe katër kryetarëve të komunave”.

“Ky është hyrja e tyre e shtatë ose e tetë për të treguar forcën e tyre. Le të provojnë gjithçka që ata mendojnë se mund t’iu bëjnë serbëve, dhe atëherë do të shohin se cili do të jetë reagimi ynë. Dorëzimi nuk është opsion dhe neve na takon të luftojmë … Sa më përket mua, pavarësisht sa e vështirë është për ne, unë e di se çfarë do të bëjmë. Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë. Pikë. Si? Shpresoj që kurrë nuk do të keni nevojë ta shihni”, edhe një herë Vuçiqi përdorë kërcënime boshe për konsum të brendshëm./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci