Të fundit

Zenga, De Biasi apo Magath – kjo është e vërteta për emrat e mundshëm si trajner të Kosovës

Stoli i trajnerit të Kombëtares së Kosovës ka mbetur i lirë që nga dita e mërkurë kur Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për shkarkimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes për shkak të rezultateve jo të mira.

Që në orët e para pas këtij vendimi, nëpër media të ndryshme qarkulluan shumë emra si alternativa për të marr postin e trajnerit të Kosovës, duke përfshirë ish-trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi, trajnerin italian Walter Zenga, ish-trajnerin e Bayerni Munichut Felix Magath dhe shumë emra të tjerë, por e vërteta është që deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Albert Bunjaki, i cili është pjesë e stafit organizativ brenda FFK-së dhe që në të kaluarën ishte trajner i Kosovës ka thënë për KosovaPress se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket emri të trajnerit të ri të Kosovës dhe ka shtuar se vendimi do t’i takojë kryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv.

“Është e natyrshme që tani do të qarkullojnë shumë emra në mediat kosovare. Ne duhet të besojmë në përzgjedhjen e z.Ademi dhe KE-së se do të bëjnë më të mirën të mundshme dhe që jam i sigurt se do ketë shumë interesim”, tha Bunjaki në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

I pyetur se çfarë nënkupton kur thotë se “do të ketë shumë interesim”, Bunjaki ka thënë se posti i trajnerit të Kosovës është një post për lakmi për shkak të lojtarëve të rinj dhe tifozëve të mrekullueshëm që i ka.

“E them këtë në bazë të asaj se Kosova ka lojtarë të rinj dhe një potencial shumë të lartë për zhvillim, e kur kësaj i bashkangjiten edhe tifozët ‘Dardan’, vërtetë është post për t’u lakmuar”, ka thënë ai.

Në lidhje me atë se kur mund të merret vendimi për emërimin e trajnerit të ri, Bunjaki ka thënë se kjo nuk është në kompetencën e tij për ta thënë. /KSP

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci