Milot Rashica bëri debutimin me fanellën e Kosovës në vitin 2018 ndërsa që nga ajo kohë ka shënuar 6 gola me dardanët.
Natyrish më i bukuri mbetet goli i parë i shënuar ndaj Ishujve Faroe me një silurë nga distanca.
Ka qenë vetë faqja e UEFA-s që e ka kujtuar këtë gol të Rashicës duke sjellë nostalgji për tifozët e Kosovës.
Rashica ka luajtur 36 ndeshje me fanellën e Kosovës, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 7 asist. Së fundmi, sulmuesi nga Vushtria u transferua tek skuadra e Premier Ligës, Norwich, pas 3 sezoneve në Bundesliga te Werder Bremeni.
🗓 #OnThisDay in 2⃣0⃣1⃣8⃣:
☄️💥⚽️🇽🇰 @milotrashica in @FFK_KS 🆚🇫🇴#NationsLeague | @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/yENJGsPDjI
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024DE) October 14, 2021