Të fundit

Escobar pritet nga Vuçiqi në Beograd, para takimit të Ohrit

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu bëri të ditur Vuçiq, me anë të një postimi në Instagram. Ndërkohë, pas vizitës në Serbi, Escobar do të vizitojë edhe Kosovën.

Takimi Escobar-Vuçiq, vjen pasi të shtunën do të ketë takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Aty nën ndërmjetësimin e BE-së, do të diskutohet për mënyrën e zbatimit të planit evropian, që është pranuar nga Kosova dhe Serbia, se nuk nevojiten më diskutime rreth tij.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci