Të fundit

Futbollisti kosovar dënohet me 30 muaj burgim

Drejtësia e Gjenevës ka dhënë verdiktin final për sherrin që kishte shpërthyer gjatë një ndeshje amatore futbolli në vitin 2018, ndërmjet klubeve FC Kosova dhe FC Versoix.

I shpallur fajtor për përleshje dhe lëndime të rënda trupore, i pandehuri kryesor, një futbollist i klubit amator të shqiptarëve në Gjenevë, FC Kosova, u dënua të enjten me 30 muaj burg, përfshirë 9 muaj të obligueshëm.

Futbollisti 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është përmendur në raportimin e RTS.ch,  akuzohej për tentim vrasje. Gjyqtarët përfundimisht nuk e mbështetën këtë akuzë të prokurorisë.

Lidhur me kthimin e mundshëm të të pandehurit në Kosovë, siç kërkonte organi i akuzës, gjyqtari edhe në këtë rast vendosi kundër prokurorisë dhe hoqi dorë nga dëbimi i tij.

Tre të pandehurit e tjerë, po ashtu futbollistë, u shpallën fajtorë për përleshje. Ata morën dënime financiare.

Ngjarja daton që më 10 qershor 2018, gjatë një ndeshje të ligës së katërt të futbollit në Zvicër mes FC Versoix dhe FC Kosova. Në minutën e 88-të të lojës, loja degjeneroi në një sherr masiv. Tifozët po ashtu hynë në terren dhe fusha u shndërrua në një fushë beteje.

Ndeshja u cilësua si një skandal i madh dhe një turp për futbollin zviceran. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci