Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas një hetimi intensiv disa mujorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
PK-ja ka njoftuar se është identifikuar edhe viktima e trafikimit (vajzë) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.
